​LDK e quan arbitrare dhe me potencial dhune reagimin e LVV-së për Selmanajn

Aktuale

​LDK e quan arbitrare dhe me potencial dhune reagimin e LVV-së për Selmanajn

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:49
Arben Gashi

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur sulm ndaj Kuvendit, reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj. E veprimet e sotme të partisë së Albin Kurtit në sallën plenare të Kuvendit, i vlerësojnë si arbitrare dhe me potencial dhune.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se pavarësisht protestave të grupit parlamentar të LVV-së, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj do të jetë i pranishëm në secilën seancë, por nuk konfirmoi se do të jetë në seancën tjetër gjatë të premtes.

Gashi: Kuvendi u sulmua verbalisht nga zhurmat e LVV-së

“Kuvendi i Republikës u sulmua verbalisht dhe me zhurmat e LVV-së për të penguar ushtrimi ne detyrës kushtetuese të zëvendëskryeministrit të Republikës. Ajo çka ndodhi sot është një episod i përsëritur, i një sjellje agresive të palogjikshme të LVV-së. Institucionet e Republikës e sidomos Kuvendi është institucioni i përfaqësimit të popullit që ka dalë nga zgjedhjet, Askush në mënyrë arbitrare dhe njëanshme nuk mund të ia imponojë vullnetin Kuvendit. Veprimet që sot i pamë ishin veprime arbitrare dhe që kanë potencial dhune...Nëse LVV vlerëson, apo kushdo tjetër nga partitë tjera politike vlerësojnë se qeveria nuk duhet të jetë kjo, kanë vërejtje për ndonjë nga anëtarit e qeverisë, Kushtetua i parasheh mekanizmat demokratik të veprimit. E ai është mocioni i mosbesimit, qoftë ai ndaj qeverisë në tërësi, apo ndonjë anëtari të kabinetit qeveritar në veçanti”, tha ai.

Derisa kritikoi edhe kryesuesen e seancës, Arbërie Nagavci se po mbanë peng Kuvendin.

Gashi: Zëvendëskryeministri Selmanaj do të jetë i pranishëm në secilën seancë

“Kuvendi i Republikës po kapet peng nga drejtuesja e Kuvendit dhe nga anëtarët e Kuvendit nga radhët e LVV-së. Drejtuesja e Kuvendit është e detyruar të garantojë kushte për mbarëvajtjen e seancës në Kuvendin e Republikës është e detyruar nuk është në zgjedhjen e saj... Zëvendëskryeministri Selmanaj do të jetë i pranishëm në secilën seancë që ka pika të rendit të ditës ka fushë veprimtaria e tij dhe sa herë do të ketë kohë, do të jetë prezentë në Kuvend. Nuk e di a do të jetë në ora 14:00, sa kam pa nuk do ka pika të rendit të ditës që do të propozojë. Sot ka pasur të propozojë Kuvendit planin kombëtar të MSA-së. Për atë çështje ka ardhur në Kuvend”, tha ai.

I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Gashi tha se nëse nuk gjendet një zgjidhje për presidentin, atëherë zgjedhjet mbeten zgjidhja e vetme.

Gashi: Nëse nuk ka zgjidhje për presidentin, atëherë zgjedhjet do të jenë zgjidhje

“Çka mundem me thënë unë, është se kemi institucione kushtetuese funksionale, sapo t’i afrohemi afatit kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, nëse nuk gjendet një zgjidhje, atëherë zgjidhje do të mbeten zgjedhjet”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat