“Plani” i Vetëvendosjes kundër Driton Selmanajt, ngriti fuqishëm gjithë LDK-në: Ja kush i doli në krahë zëvendëskryeministrit

Aktuale

“Plani” i Vetëvendosjes kundër Driton Selmanajt, ngriti fuqishëm gjithë LDK-në: Ja kush i doli në krahë zëvendëskryeministrit

Nga: N. H Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 10:34
Albin Kurti dhe Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministrit të LDK-së Driton Selmanajt, dje iu pamundësua tre herë pjesëmarrja në seancën parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ‘rrahur’ tavolinat.

Por, në mbrojte të zëvendëskryeministrit të LDK-së Driton Selmanaj, dolën menjëherë pothuajse e gjithë Lidhja Demokratike e Kosovës. Ata në forma të ndryshme i dolën në krahë bashkëpartiakut të tyre.

Ministrja e Kulturën, Vlora, Dumoshi, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, këshilltari i Agim Veliut, Bajram Gecaj, shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, dhe shumë deputetë të tjerë përmes reagimeve të tyre të publikuara në Facebook, dolën haptazi në mbështetje të zëvendëskryeministrit Selmanaj.

Ishte shefja e ministrisë së Kulturës, Vlora Dumoshi, që doli ndër të parat në mbështetje. Ajo përmes një mbishkrimi me “meDritonSelmanaj”, i dha krahun antërit të ekzekutivit.

Image
Fotografi e publikuar nga ministrja Vlora Dumoshi.

Njëjtë sikurse ministrja Dumoshi veproi edhe zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Edhe ai përmes llogarisë së tij në Facebook, i dha mbështetjen zëvendëskryeministrit Selmanaj.

Image
Fotografia e publikuar nga zyratri i LDK-së, Bajram Gecaj.

Edhe, ministri Quni përmes një shënimi në Facebook ka vlerësuar lartë kontributin e familjes së Driton Selmanajt.

“Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore shqiptare, bashkëthemelues i ShKA “AFËRDITA”.

Nga regjimi antishqiptar ai u persekutua pamëshirshëm. Gjithmonë qëndroi stoik dhe i palëkundur”, ka shkruar Quni.

Ai po ashtu ka vlerësuar lartë edhe kontributin e zëvendëskryeministrit në periudhën e luftës.

“Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagë të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së”.

Quni në fund ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë ata që protestuan ndaj Selmanajt.

“Mësoni para se të gjykoni!”, ka shkruar më tej Quni duke bashkangjitur edhe një fotografi të tij bashkë me Driton Selmanajt.

Image
Postimi i ministrit Anton Quni.

Deputetët e LDK-së njëzëri: Me Driton Selmanajn

Në mbrojte të Selmanajt, ishin edhe gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image
Deputetët e LDK-së me Selmanajn.

Ata arritën pas përfundimit të seancës së djeshme ta bënin një fotografi të përbashkët me Selmanajn, formë kjo e përgjigjes kundër planit të Vetëvendosjes.

Madje, ishte edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë Hoti, i cili përmes një shkrimi në Facebook, i “përshëndeti” deputetët e Vetëvendosjes, duke shkruar se “Të fala nga Shtëpia e Madhe! LDK”, shkroi ai.

Image
Ky ishte postimi i zëvendëskryeministrit të LDK-së Driton Selmanaj.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat