Si do të funksionojnë shkollat, universitet, konviktet e menza e studentëve pas vendimit të ri të Qeverisë?

Aktuale

Si do të funksionojnë shkollat, universitet, konviktet e menza e studentëve pas vendimit të ri të Qeverisë?

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Masat e reja që sot pritet të prezantoj qeveria Hoti, prekin edhe procesin mësimor në  vend.

Në këtë vendim që ka siguruar ekskluzivisht IndeksOnline, bëhet e ditur se procesi arsimor në institucionet parauniversitare, organizohet sipas plan programit të institucioneve përkatëse.

Njëjtë edhe kësaj radhe përveç provimeve ligjëratat do të zhvillohen në formën online, ndërsa provimet dhe puna praktike e laboratorike organizohen në vijë me rekomandimet e IKShPK-së.

Në anën tjetër në këtë vendim që pritet të bëhet public në ora 15:00 në një konferencë të thirrur nga kryeministri Hoti, bëhet e ditur se veprimtaria e çerdheve publike dhe private do të vazhdoj  sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale ndërsa fëmijëve do tu bëhet matja e temperaturës së fëmijëve dhe stafit në baza ditore gjatë hyrjes në objekte.

Po ashtu menzat e studentëve dhe konviktet do të vazhdojnë të funksionojnë duke respektuar rekomandimet e insitucioneve përkatëse për Covid-19.

Në anën tjetër njoftohet se asnjë aktivitet jashtë mësimor, si ekzskurzionet, shëtitje në grup dhe organizmet e tjera vazhdojnë të mbesin të ndaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat