Ambasadori italian reagon pas vendimin e Gjykatës Kushtetuese, flet për zgjedhjet

Aktuale

Ambasadori italian reagon pas vendimin e Gjykatës Kushtetuese, flet për zgjedhjet

Nga: G.B Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:44
Nicola Orlando dhe Armend Zemaj

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter, me një foto nga takimi me ministrin Armend Zemaj, ai ka thënë se Gjykata ka folur dhe së shpejti në Kosovë do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme, përcjell Bota sot.

Orlando ka thënë se ndërkohë, Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për sfida lidhur me luftimin e Covidit.

Ai ka thënë se ky ishte mesazhi për Zemajn sot.

Postimi i tij i plotë në Twitter:

Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti, në #Kosovë do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme. Ndërkohë #Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me luftimin e #Covid-it. Ky ishte mesazhi im për Ministrin Armend Zemaj, sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat