Masat e reja: Krejt çka lejohet në qytetet e zonës së kuqe

Aktuale

Masat e reja: Krejt çka lejohet në qytetet e zonës së kuqe

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:53
Ilustrim

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar masat e reja anti-Covid.

Në komunat me rrezik të lartë, përveç që ka ndryshuar orari i lëvizjes së qytetarëve, i cili është zgjatur deri në orë 20:00, gjithashtu gastronomisë pas orës 20:00 i lejohet shërbimi “porosi me dërgesë”.

Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër, janë bërë të ditura përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit.

Mes tjerash është bërë e ditur se në komunat me rrezik të lartë, lëvizja e qytetarëve lejohet prej orës 20:00 deri në orën 05:00.

Gastronomisë në komunat në zonë të kuqe përveç që i lejohet puna deri në orën 20:00, i lejohet edhe shërbimi ‘take away’ pas orës 20:00.

Këto janë të gjitha masat për zonat me rrezik të lartë:

38.  Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës:

38.1.   Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që paisen me leje të veçanta për qarkullim;

38.2.   Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç:

38.2.1.   Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,

38.2.2.   Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),

38.2.3.   Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat