Mustafa i kërkoi Kurtit të mos garojë në këto zgjedhje, vjen reagimi i parë nga VV-ja - ja çka paralajmërojnë

Aktuale

Mustafa i kërkoi Kurtit të mos garojë në këto zgjedhje, vjen reagimi i parë nga VV-ja - ja çka paralajmërojnë

Nga: A.Zh Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Albin Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka kërkuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, që të mos kandidojë në zgjedhjet e reja parlamentare, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Atij për këtë deklaratë, i ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. Driton Tali, këshilltar i Kurtit, ka thënë se ky i fundit, nuk është dënuar me kusht për hajni dhe korrupsion, por për kauzë politike.

Tali ka thënë se edhe nëse nuk Kurti do të jetë kryeministri i radhës, edhe nëse nuk futet në Listën zgjedhore, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Talit në Facebook:

Ma fushatë pa lidhje, ma fushatë koti se kjo e fundit kundër Albinit s'kom pa.

S'pari albinofobë, Albini nuk është "dënuar me kusht" (Gj K duhet ta sqarojë mirë punën e "dënimit me kusht versus deputeti") për hajni e korrupsion por për KAUZË politike!!!

Dhe, po të ishte LV, me 2014, partia e parë, ose edhe e dyta me te themi 20 - 25%, fare s'do të vinte puna deri aty sepse edhe Zajednica edhe Demarkacioni do të kishin tjetër kahje dhe s'do të kishte pasur nevojë për ato aktivitete politike që u ndërmorën nga LV'ja.

E ajo kryesorja, ju "dushmonat" e Albinit duhet ta dini se u fut apo jo Albini në Listën zgjedhore, përsëri ai do të jetë epiqendra e fushatës dhe kryeministri i radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat