Kabineti i Vjosa Osmanit në bisedime me deputetin e LDK-së

Aktuale

Kabineti i Vjosa Osmanit në bisedime me deputetin e LDK-së

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Vjosa Osmani, Faton Peci

Vjosa Osmani pritet të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me listën e saj.

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar formimin e listës së saj për të garuar në zgjedhje, pa dhënë detaje nëse do të garojë si listë e vetme, apo me ndonjë parti tjetër si koalicion.

Asnjë emër deri më tani zyrtarisht nuk është bashkuar me listën e saj të paralajmëruar. Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi mund të jetë njëri nga ta.

Rexhepi është takuar sot me shefin e kabinetit të Vjosa Osmanit, Faton Pecin.

Media ka siguruar pamje nga ky takim në një restorant të Prishtinës.

Fatmir Rexhepi kishte abstenuar ndaj votimit të Qeverisë Hoti dhe ka patur vlerësime ndryshe politike ndaj koalicionit me AAK-në e Nismën.

Media ka tentuar të kontaktojë deputetin Rexhepi, por që i njëjti nuk është përgjigjur.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat