Djali i Xhemajl Mustafës, pretendent për kryeministër nga LDK

Aktuale

Djali i Xhemajl Mustafës, pretendent për kryeministër nga LDK

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Besian Mustafa

Beteja për të zgjedhur kandidatin për kryeministër nga LDK po del të jeshtë e vështirë. Kjo për faktin sepse brenda partisë disa persona po kanë ambicie për këtë post.

Vetëm gjatë këtyre dy ditëve janë përfolur disa emra që mund të jenë pretendentë për kryeministër, por deri më tani asnjëri nga ta nuk ka gëzuar mbështetje të plotë nga strukturat e LDK-së.

Media përmes burimeve brenda LDK-së merr vesh se emri i ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafa, është ai që po gjen përkrahje brenda këtij subjekti.

Mustafa, përveç që njihet si djali i  veprimtarit Xhemajl Mustafa, ai gjithashtu udhëheqë edhe degën e katërt të LDK-së në Prishtinë.

Media ka tentuar të marrë një qëndrim të ministrit Mustafa në lidhje me zërat që janë ngritur për kandidaturën e tij, por nuk ka qenë i qasshëm.

Deri më tani nga LDK kanë dalë emrat për këtë post, ai i ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe deputetit Kujtim Shala. Por zyrtarisht si lideri Isa Mustafa ashtu edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kanë thënë se ende nuk e kanë diskutuar me Këshillin dhe Kryesinë se kush do jetë personi që do kandidohet nga ky subjekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat