Reshitaj e pakënaqur pas miratimit të buxhetit: Shumë kërkesa e propozime s’u morën parasysh

Aktuale

Reshitaj e pakënaqur pas miratimit të buxhetit: Shumë kërkesa e propozime s’u morën parasysh

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:23
Albena Reshitaj

Deputetja e AAK-së, njëherësh kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albena Reshitaj, është shprehur e shqetësuar që në ligjin për buxhetin nuk u akomuduan shumë propozime të komisioneve dhe deputetëve.

Ajo tha se e mirëkupton situatën mirëpo Komisioni për Buxhet dhe Transfere brenda Kuvendit është dashur të ketë parasysh nevojat e qytetarëve që nuk janë akomoduar në ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Reshitaj prezantoj publikisht propozim amandametet dhe propozim amandamentet të cilat i kanë miratuar në Komision.

Postimi i plotë:

Pas diskutimeve të shumta sot në Kuvendin e Kosovës kemi miratuar Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2021 i cili do të jetë mbi 2 miliardë euro.

Dua të shpreh shqetësimin tim që sot rrethanat politike bënë që ky Ligj, i cili është prej projektligjeve më të rëndësishme që miraton Kuvendi i Kosovës brenda vitit kalendarik, nuk arriti të akomodoj kërkesa e shumë propozime të komisioneve dhe deputetëve.

E kuptoj situatën e imponuar nga zhvillimet e fundit politike në vend sikur edhe domosdoshmërinë e miratimit në dy lexime brenda një kohe shumë të shkurtër të këtij projektligji por Komisioni për Buxhet dhe Transfere brenda Kuvendit është dashur të ketë parasysh nevojat e qytetarëve që nuk janë akomoduar në ndarjet buxhetore për vitin 2021 dhe jo t’i përjashtoj propozimet e amandamenteve të deputetëve.

Meqenëse komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale paraprakisht kishte miratuar disa propozim amandamente por të njëjtat janë hedhur poshtë nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere sikur edhe disa propozim amandemte të cilat përsonalisht i kam dergur në të njëjtin komision e të cilat janë refuzuar si shumica e propozim amandamenteve të deputetëve.  Prandaj dua të prezentoj publikisht propozim amandametet e mija dhe propozim amandamentet të cilat i kemi miratuar në Komisionin.

Propozim-Amandamentet e miratura në Komisionin për Shëndëtësi dhe Mirëqenie Sociale:

1- 520 specializantë të pranuar të përfshihen në listën e pagave dhe shtesave;

2- Dyfishim të pagesës për kujdestari për stafin infermier në Republikën e Kosovës;

3- Për invalidët e luftës së UCK-së dhe invalidët civil të luftës të ndahen mjete të mjaftueshme për riparimin dhe rregullimin e protezave.

 Ndërsa më poshtë po i paraqes propozim amandamentet e propozuara nga unë si deputete:

1. Shtëpia për të moshuarit në Gjinoc të Komunës së Suharekës të mbështetet me staf profesional: 1) Internist, (3) Mjek Familjar, (3) Fizio-terapeut, (1) Dentist, (2) Psikolog dhe (2) Infermier;

2. Ndërtimi i rrugës në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës, me qëllim të funksionalzimit të Shtëpisë për të Moshuarit;

3. Së bashku me deputeten Mirlinda Sopi-Krasniqi kemi propozuar mjete financiare për punësimin e 80 Specialistëve të Stomatologjisë të cilët janë të papunë.

Gjithashtu, për shkak të dinamikës dhe kohës shumë të shkurtë për trajtimin e ndarjeve buxhetore brenda Komisionit për Shëndetësi nuk kemi arrit me trajtu çështjen që ka të bëjë më kërkesën për ndhmë pacientëve me Fibroz-Cistike në sigurimin e medikamenteve për trajtimin e kësaj sëmundje të rëndë. Për të mos mbetur pa u trajtuar kjo çështje e cila ka një rëndësi shumë të madhe për qytetarët e vendit kam propozuar amandament të veçantë për sigurimin e mjeteve shtesë për terapi për 100 fëmijë me Fiboz Cistike. Ndonëse kishte vullnet nga deputetët për përkrahje, këtë përgjegjësi e mori sërisht Qeveria.

Dua të uroj qytetarët e vendit për miratimin e buxhetit për vitin 2021 me shpresë që ua kemi lehtësuar sadopak vështirësitë për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat