Ngjarjet me të cilat u tallën qytetarët e Kosovës gjatë vitit 2020

Aktuale

Ngjarjet me të cilat u tallën qytetarët e Kosovës gjatë vitit 2020

Më: 1 janar 2021 Në ora: 09:42
Skender Hyseni dhe Avdullah Hoti

Filloi si një vit i zakonshëm, me ide e plane nga gjithsecili deri në momentin kur COVID-19 u përhap edhe në Kosovë.

Që nga izolimi e edhe në lehtësim të masave, qytetarët që po qëndronin më shumë në shtëpi nisën edhe komentet me ngjarjet që po ndodhin në vend.

Lëvizja me numër të letërnjoftimit ishte ndër të parat që u shfrytëzua edhe për humor.

Ndodhi njëjtë edhe kur qytetarët prisnin rend me orë të tëra për të blerë miell dhe produkte të tjera.

“Të dashur qytetarë! Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë”, citohet të ketë thënë mikrobiologu, Lul Raka, për të paktën disa muaj me radhë.

Në rast mungese të ngjarjeve, qytetarët tregoheshin vetë kreativë, duke krijuar batuta përmes fotove që i gjenin në internet.

Mosha nuk ishte e kufizuar. Edhe më të vegjlit ishin të përfshirë në to. Kryesisht për mbylljen e shkollave.

Nuk u harruan as dasmat e ahengjet e anuluara.

Në vitin 2020 , humor u bë edhe nga Kuvendi i Kosovës. Aty bëhej edhe “diagnostikim” për COVID-19 nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ky i fundit gaboi edhe pozitën e tij.

Pas shume ditëve pune, të parit të Prishtinës iu nevojitën disa minuta gjumë… jo në shtëpi. Ishte vetë Shpend Ahmeti ai që postoi foton duke fjetur në vendin e punës.

Sa hap e mbyll sytë u bë virale.

E në fund tregoi qe nuk e kishte seriozisht…

Të njëjtën vëmendje e mori edhe një deklaratë e Ahmetit që fliste për një taksë prej 10 eurosh për hyrje të veturave në kryeqytet.

Qytetarët nuk e kursyen as kryeministrin e asaj kohe, Albin Kurti, kur qeveria e tij nisi një “valë” shkarkimesh.

E as kur shpjegonte relacionin e tij me deputetin Glauk Konjufca.

Shkarkimi më i bujshëm ishte i ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliu. Për këtë të fundit u rrit doza e shakave edhe kur partia e tij humbi zgjedhjet në Komunën e Podujevës.

Në vitin pandemik, qytetarët qeshën edhe me veprimet e delegacionit të Kosovës në Amerikë.

Nuk mund të mungonin batutat kur koordinatorit nacional për siguri kibernetike, iu hakua llogaria në Facebook.

Me shaka e komente u thumbua edhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, pasi konsumoi byrek në makinë. A thua me çka ishte?

Por, më të famshëm u bënë sandviçët që konsumoi kryeministri Hoti..

Sa për 1 byrek e sandviç dikush fitoi edhe nga Trusti. 10 përqindëshi ishte ndër më të përfolurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat