Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Agim Bahtirit, për padëgjueshmëri qytetare

Aktuale

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Agim Bahtirit, për padëgjueshmëri qytetare

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:13
Agim Bahtiri

Më 30.03.2020 Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri në Prokurorinë e Shtetit, për kanosje, kërcënim, nxitje të përçarjes e mosdurim dhe përhapje të urrejtjes, për shkak të një deklatare të tij ku kishte thënë se: “Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin”.

Kjo deklaratë e tij nga kundërshtarët politik ishte cilësuar si thirrje për vlla-vrasje, por që Bahtiri kishte reaguar duke thënë se nuk e ka bërë një thirrje të tillë, por se veç është keqinterpretuat dhe nxjerrë konteksti deklarata e tij.

Ndaj kësaj deklarate policia kishte nisur hetime me ç’rast kishte bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit, përderisa për këtë deklaratë letër Kryeprokurorit të shtetit i kishte shkruar edhe ish Presidenti Thaçi, ku thoshte se familja e tij ndihej e kërcënuar nga ky deklarim i kryetarit të Mitrovicës.

Me këtë vendim Prokuroria thotë që ka konstatuar se qëllimi i Agim Bahtirit nuk ka qenë të provokoj dhunë dhe se qëndrimet e tij asnjëherë nuk kanë qenë ekstreme, por tolerante, thuhet në vendimin e siguruar nga Veriu.info, i cili është i shkruar në gjuhën serbe.

Në kohën kur ishte bëry kallëzimi penal ndaj tij, Agim Bahtiri kishte thënë se ky është plan i kundërshtarëve politik që përmes vendimeve gjyqësore t’i ndalohet ri-kandidimi pët kryetar komune në vjeshtën e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat