Analisti publikon sondazhin, kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet – parashikon një rezultat të mirë për partinë e Isa Mustafës

Aktuale

Analisti publikon sondazhin, kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet – parashikon një rezultat të mirë për partinë e Isa Mustafës

Nga: N. H Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:17
Krerët e partive politike

Analisti politik, Dardan Islami, përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar një sondazh, ku partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, parashikon se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Islami parashikon një rezultat të mirë edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilën ai e radhit si të dytën, kurse PDK-në e Enver Hoxhajt të tretën.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, mendon se VV-ja do t’i fitojë 36 deputetë, LDK-ja 21, PDK-ja 20, kurse Vjosa Osmani 7 deputetë.

“Siç e dini unë parapëlqej me dal me sondazhin tim shumë para të tjerëve!?”, shkruan Islami në Facebook.

Image

Tashmë në vend partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet e tyre për zgjedhjet e ardhshme. V josa Osmani ka bërë publik sloganin e subjektit, dhe së shpejti publikohet edhe emri.

Kujtojmë se si shkak i qëndrimeve të ndryshme që kishte nga udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani u shkarkua nga këshilli i partisë.

Megjithatë ish nënkryetarja e LDK-së Osmani vendosi që rrugëtimin e saj politik ta vazhdojë e vetme.

Image
Dardan Islami
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat