Vjen reagimi ndaj Enver Hoxhajt, analisti ia kujton tenderat dhe dallaveret sa ishte ministër

Aktuale

Vjen reagimi ndaj Enver Hoxhajt, analisti ia kujton tenderat dhe dallaveret sa ishte ministër

Nga: A.Morina Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:30
Enver Hoxhaj

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në lidhje me dinamikën e qeverisë.

Mehmeti ironizoi me këtë deklaratë duke u shprehur se a është kjo PDK e klanit "Pronto", PDK që ka mbjellur krim dhe korrupsion në vend. Ai ia kujtoi Hoxhajt edhe kohën sa ishte ministër i Arsimit dhe dallaveret dhe tenderat e tij.

"Por, papritmas kujtova se edhe vet Enver Hoxhaj ka qenë pjesë e asaj qeverie, besa ministër i Arsimit, dhe dallaveret me tendera. Baci Enver, sado që arsimin e ke shkatërru sa ishe ministër, megjithatë di me dallu të bardhën nga e zeza", shkroi Mehmeti në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Teksa degjoja Enver Hoxhaj duke folur per " dinamiken ne qeveri" nese fiton PDK, u ndala dhe mendova: a eshte ajo PDK e klanit " Pronto', ajo PDK qe ka e mbjell krimin, korrupsionin, nepotizmin, ajo PDK qe ka shit arin e tokes per 1 euro, ajo PDK qe ka kapur drejtesine, ka shkaterru arsimin, shendetesine etj, apo eshte ndonje PDK tjeter. Por, papritmas kujtova se edhe vet Enver Hoxhaj ka qene pjese e asaj qeverie, besa minister i Arsimit, dhe dallaveret me tendera. Baci Enver, sado qe arsimin e ke shkaterru sa ishe minister, megjithate dime me dallu te bardhen nga e zeza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat