Vjosa Osmanit i vjen edhe një ‘goditje’ e rëndë: Ja pse është strehuar në Vetëvendosje

Aktuale

Vjosa Osmanit i vjen edhe një ‘goditje’ e rëndë: Ja pse është strehuar në Vetëvendosje

Nga: P.R Më: 5 janar 2021 Në ora: 22:52
Vjosa Osmani

Ish nënkryetarja e LDK-së, tash kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentit të vendit, Vjosa Osmani, në një deklaratë dhënë mbrëmë, ka thënë se duhet të largohet komplet kryesia e LDK-së, e më pastaj të flitet me të për kthimin në LDK.

E kjo deklaratë e Osmanit ka nxitur reagimin veprimtarit të LDK-së, Saim Tahiraj.

“Mu për këtë arsye, jeni strehuar prapa shtëpisë politike të VV-es, e cila ishte prodhuesja dhe lansuesja më e madhe e anti Rugovizmit. Si mundë të llahtariset përfaqsuesja e një nisme politike e që nuk po ndërton diçka të re, por po ja bashkon të gatshme kojshisë, jo vetëm kokorizmen dhe venë, por edhe pulen vet. Paska lypë shumë dhe nuk e ka peshën aq të madhe politike sa të peshoi largimin e një kryesie të tërë, me traditë të vjetër, në këmbim të rilthimit tuaj?”, shkruan Tahiraj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Si të kuptohet një dekleratë e tillë, si kërcënim apo shantazh? Nese e shiqojmë në lexim të parë edhe mundë të jetë e tillë! Kurë shiqojmë pozicionin dhe fuqinë politike që ka zonja, të duket një gaf në radhën e shumë gabimeve të tjerë, madje edhe qesharak do të thosha.

Si mundë të kërkosh largimin komplet të një kryesie të tërë partiake e politike e cila ishte dhe vazhdon të jetë në kontinuitet me gjith gabimet dhe mungesat, një kala e pamposhtur përballë shumë stuhive të kohrave të ndryshme? Të kërkosh largimin e dy-tre anëtarëve të asaj kryesie, madje edhe vet kryetarin e sajë apo ndonjërin nga zëvendësit e lodht, në këmbim të rikthimit tuaj në LDK, apo të çfardo lakmije tjetër apo programi të veçantë që i shton progres e ambicje, do ishte kuptuar disi! Ju jeni ende në formim të një kolibe të vogël politike e cila e ka shumë të vështirë ti përballoi stuhive dhe rrebesheve politike që do vërrshojnë në skenen tonë të ardhëshme politike!

Mu për këtë arsye, jeni strehuar prapa shtëpisë politike të VV-es, e cila ishte prodhuesja dhe lansuesja më e madhe e anti Rugovizmit. Si mundë të llahtariset përfaqsuesja e një nisme politike e që nuk po ndërton diçka të re, por po ja bashkon të gatshme kojshisë, jo vetëm kokorizmen dhe venë, por edhe pulen vet. Paska lypë shumë dhe nuk e ka peshën aq të madhe politike sa të peshoi largimin e një kryesie të tërë, me traditë të vjetër, në këmbim të rilthimit tuaj?

Këtë dekleratë tuajen nuk mund ta lexoj ndryshe vetëm si shprehje të një zhgënjimi të madh, fillimisht me veprimet tuaja të gabuara dhe pastaj me frustrimet e atyre që ju rrethojnë! Lëvizjet e mëdha politike lindin në momente historike, andaj edhe LDK lindi në një momentë të rëndësishëm historik, me mision të shenjtë.

Kjo është arsyeja pse LDK qendroi kala e pamposhtur në të gjitha periudhat e rrugtimit të saj historik. Siq duket edhe ju e keni vërejtur se sa vështirë është të formosh dhe ndërtosh, qoftë edhe një kaçubë politike, e aq më keq, të futesh në një bashkësi heterogjene me mendime e veprime të ndryshme ku në ç'do moment pritet të pëlcasin. Kur ja shton kësaj edhe faktin se, kur largohesh nga një kala politike, themelimi dhe ndërtimi i asaj liste bashkdyzuese politike, është edhe shumë më e vështirë. Kurë japë deklerata të tilla të pamatura është shumë normale të ketë edhe reagime, nga më të ndryshmet. Po i shofë edhe disa reagime në mbrojtje tuajen.

Këto reagime të pakta, po vijnë nga turist partiak që shumė kanë shetitur, individ të lodht, në shumë raste edhe dezertorë, ndër ta edhe gazetarë që në analizat e tyre kurrë nuk ishin konsistent me kohen as me rrethanat; paradite mendoni ndryshe dhe pasdite ndrronin mendimin diku para mbrëmjes. Kishte edhe dekleratė mbështetëse nga ndonjë motër ideologjike. Të gjitha këto shkrime, reagime nuk ju bëjnë nderë, përkundrazi vetëm dëm, sepse ju mungon stabiliteti e pastaj autoriteti. Asesi nuk mund të ju shof në një rrethë të tillë sepse ende mendoj dhe dua të besoj se nuk keni asgjë të përbashkët me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat