Agim Veliu kërkon falje pas deklaratës për Vjosa Osmanin

Aktuale

Agim Veliu kërkon falje pas deklaratës për Vjosa Osmanin

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:17
Vjosa Osmani dhe Agim Veliu

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i ka kërkuar falje Vjosa Osmanit pas deklaratës së tij.

Ai tha se edhe po t’ia lëshonte vendin e gjithë Kryesia, Vjosa Osmanin nuk do ta nxinte.

Veliu tha se nuk ka pasur qëllim që ta fyej Osmanin dhe se nëse dikush është ndjerë keq për atë deklarim i kërkon falje.

“Qëllimi i deklarimit sot nuk ka qenë që ta fyejë sikurse është keqkuptu dekarata ime. Unë kam thënë që nuk e kam ditë që është aq sa t’i liroj vendin një kryesi e një subjekti politik. Nuk ka qenë qëllimi im ta fyej, gjithmonë kam folur në kontestin politik. Me thënë të drejtën jam ndje keq sepse e kam pasë edhe një pyetje a po e mendon kështu apo ashtu. Unë kam thënë nuk e mendoj në atë kuptim si më është bërë pytetja. Nëse dikush është ndjerë keq për atë deklarim unë mund të kërkoj edhe falje, nuk e kam fyer kurrë askënd në asnjë bazë”, tha Veliu në Debat Plus.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat