Geci: LDK nuk është e individëve, atë e kemi amanet nga Presidenti Rugova

Aktuale

Geci: LDK nuk është e individëve, atë e kemi amanet nga Presidenti Rugova

Nga: A.Morina Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:24
Gani Geci

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka filluar tubimet parazgjedhore në qytetet e Kosovës. Kësaj radhe, Geci zhvilloj një takim me përkrahësit e LDK-së në komunën e Gjilanit.

Ish-deputeti tha se LDK është e rinisë e jo e individëve, e kemi amanet prej Rugovës dhe do ta ruajmë.

"Me LDK-në si gjithmonë do të jenë Zhegra e Agim Ramadanit, Lladova e Besniku-Benzit dhe gjithë Anamorava" shkroi Geci në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Takimet në Gjilan vazhdojnë për LDK-në, jo për individ.

Me LDK si gjithmonë do të jenë Zhegra e Agim Ramadanit, Lladova e Besniku-Benzit dhe gjithë Anamorava.

LDK është e rinisë e jo e individëve, e kemi amanet prej Rugovës dhe do ta ruajmë .

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat