Hoxhaj takon fëmijët e dëshmorëve, u premton kujdesin e shtetit

Aktuale

Hoxhaj takon fëmijët e dëshmorëve, u premton kujdesin e shtetit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:30
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar fëmijë të dëshmorëve.

Hoxhaj gjatë takimit u ka premtuar se shteti do të jetë gjithmonë pranë tyre.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Fëmijët e dëshmorëve bartin mesazhin, sakrificën e krenarinë e prindërve të tyre dhe heronjëve tonë që e dhanë jetën për Kosovën. Ata japin mesazhin e kujdesit të vazhdueshëm që duhet ta kemi për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot takova disa nga fëmijët e dëshmorëve dhe i sigurova ata që përjetësisht do ta kenë mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës.

Ata jetojnë ëndrrën e prindërve të tyre për Kosovën e lirë dhe do të vazhdojmë ta jetësojmë së bashku për një atdhe ekonomikisht më të zhvilluar, me vende të reja të punës dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët, e në veçanti për të rinjtë. Si parti e dalë nga lufta dhe si parti e shtetndërtimit, dhe si Kryeministër i ardhshëm, do të angazhohem drejtpërdrejt për ti përmbushur zotimet tona.

Ne të gjithë jemi krenarë me veprën e të rënëve për liri. Ta ruajmë amanetin e tyre për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat