E fundit nga numri i viktimave dhe të infektuarve, Zemaj: Kosova, vend shembull për menaxhimin e pandemisë

Aktuale

E fundit nga numri i viktimave dhe të infektuarve, Zemaj: Kosova, vend shembull për menaxhimin e pandemisë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 23:13
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka pasqyruar të dhëna të cilat flasin për menaxhimin e pandemisë në rajon.

Sipas kësaj tabele, Kosova del të jetë një nga shtetet me rastet më të pakta për nga numri i të infektuarve në 100 mijë banorë, po ashtu edhe të viktimave.

Këto të dhëna kanë dalë nga data 21 dhjetor deri më 3 janar 2021, të nxjerra nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Teksa Zemaj shkruan:

Kur flasim për menaxhimin e pandemisë, Kosova është vend shembull.

Faleminderit qytetarë për disiplinën dhe respektimin e rregullave anti Covid.

Të bartim maskën!

Të ruajmë distancën!

Të mbajmë higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat