Hoti ‘godet’ Kurtin nga Obiliqi: Acarove raportet me Amerikën deri në sanksione, normalizova gjithçka për 6 muaj

Aktuale

Hoti ‘godet’ Kurtin nga Obiliqi: Acarove raportet me Amerikën deri në sanksione, normalizova gjithçka për 6 muaj

Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:29
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar edhe një herë paraardhësin e tij në qeveri për prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komentet Hoti i bëri gjatë vizitës në Obiliq.

Hoti i cili është kandidat i LDK’së për kryeministër thotë se ishte qeveria e tij që ‘normalizoi këto marrëdhënie”.

“Përderisa kryeministri i mëparshëm i acaroi marrëdhëniet me aleatët, duke shkuar deri në vendosjen e sanksioneve, ne për gjashtë muaj i normalizuam ato marrëdhënie”, tha Hoti.

‘E kthyem besimin dhe morën përkrahje politike, përkrahje financiare në vlerë prej 1 miliard dollar dhe bashkëpunim ushtarak, duke mundësuar Forcën tonë të Sigurisë që të rreshtohet krahas ushtrisë amerikane për të kontribuar për paqen në botë”, theksoi ai.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt dhe ka shpërndarë parlamentin. Qeveria Hoti u votua më 3 qershor, 2020 me 61 vota, pas rrëzimit të qeverisë paraprake të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat