Ja sa qendra vendvotimi miratoi KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale

Ja sa qendra vendvotimi miratoi KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

KQZ-ja sapo ka miratuar qendrat e vend votimit

Është mbajtur mbledhja e radhës e KQZ-së, ku kanë miratuar 888 qendra të vend votimit në të gjithë Kosovën.

KQZ-ja i ka dhënë dritën jeshile këtyre qendrave të vend votimit, që në to të mbahen zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në zgjedhjet e përgjithshme do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“KQZ-ja ka miratuar listën e qendrave të votimit, në të cilat do të zhvillohet procesi  i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit, që do ta hapen në ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat