Bushati demanton raportimet se i bashkohet VV-së, “është mashtrim i radhës”

Aktuale

Bushati demanton raportimet se i bashkohet VV-së, “është mashtrim i radhës”

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:38
Kurti dhe Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mohuar raportet se po kërkon shtetësi të Kosovës dhe se do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

“Lajmi i botuar në një portal në Kosovë është thjesht mashtrimi i radhës.

Kushdo që qëndron pas këtij mashtrimi, i uroj suksese në jetë!”, ka thënë Bushati.

Reagimi i tij vjen pas raportimit të disa mediave se Bushati do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat