Pesë arsyet pse diaspora duhet ta votojë PDK-në, sipas Faton Abdullahut

Aktuale

Pesë arsyet pse diaspora duhet ta votojë PDK-në, sipas Faton Abdullahut

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:40
Faton Abdullahu dhe Enver Hoxhaj

Prurja e re e PDK-së, Faton Abdullahu i ka bërë thirrje diasporës që të votojë Partinë Demokratike të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdullahu ka renditur pesë arsyet se pse sipas tij diaspora duhet t’ia jap votën PDK-së.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, raportet me SHBA-të, përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës, investimet dhe të drejtën politike e mundësitë financiare.

Postimi i plotë:

Dija dhe Diaspora mosdija dhe UÇK-ja

1) Nëse diaspora dëshiron që t’i mbroj vlerat e luftës dhe vetë UÇK-në, që kurrë më shumë se sot nuk kanë qenë të rrezikuara, duhet ta votoj PDK-n. Askush më mirë se PDK nuk mund ta mbroj këtë vlerë në Kosovë, sepse askush më shumë se ajo nuk i ka rrënjët te kjo trashëgimi.

2) Nëse diaspora dëshiron t’i riparoi raportet tona të prishura më SHBA-t, të cilat i prishi qeveria Kurti e nuk i ndreqi Qeveria Hoti, duhet ta votoj PDK-n. E kaluara e kësaj partie me SHBA-n është garanci për këtë ardhmëri edhe me Administratën Biden.

3) Nëse diaspora dëshiron që ta përfaqësoi veten më së miri në Kuvendin e Kosovës, që përvojën dhe dijen e saj ta sjell në vendlindje, duhet ta votoj PDK-n. PDK i ka tri vende të rezervuara në listën e saj për këtë vullnet të mërgimtarëve.

4) Nëse diaspora dëshiron ta hap rrugën sot për të investuar në Kosovë nesër, mbylleni këtë dilemë me 14 shkurt duke votuar PDK-n dhe duke investuar nesër me zemër për familjen dhe shtetin tuaj.

5) Diaspora e ka fituar të drejtën e vetë politike dhe mundësinë financiare në Kosovë me punën jashtë Kosovës duke sjell në vendlindje para, ide dhe përvojë. PDK e ka dijen dhe eksperiencën që t’ia jap diasporës mundësinë dhe fitoren

Me PDK-n Me zemër për UÇK-n. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat