Masat e reja/ Deri në këtë orë mund të pini kafe në lokalet e Prishtinës

Aktuale

Masat e reja/ Deri në këtë orë mund të pini kafe në lokalet e Prishtinës

Më: 15 janar 2021 Në ora: 12:44
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga COVID-19.

Masat janë lehtësuar për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë.

Prishtina aktualisht mbetet në kategorinë me rrezik të lartë me mbi 150 të infektuar për 100 mijë banorë brenda javë.

Për dallim nga komunat tjera me rrezik të ulët dhe të mesëm, ku nuk ka pengesë për lëvizjen e qytetarëve, prishtinasëve u lejohet lëvizja deri në orën 21:30, ndërsa kufizohet lëvizja e tyre mes orës 21:30 deri në orën 05:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat