Detaje se si u gjet i vdekur ish-pjesëtari i Policisë, Fadil Syleviqi (Pamje)

Aktuale

Detaje se si u gjet i vdekur ish-pjesëtari i Policisë, Fadil Syleviqi (Pamje)

Më: 16 janar 2021 Në ora: 00:47
Fadil Syleviqi

Trupi i Fadil Syleviqit, ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, nuk u tërhoq deri në orët e mbrëmjes.

Ai u gjet i vdekur në një terren të vështirë në malet e Badovcit, prandaj u desh edhe intervenimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës për ta tërhequr trupin.

Sipas familjarëve në kohën kur vdiq Syleviq ishte bashkë me një të afërm, ndërkaq pohojnë se pati një atak kardiak.

Për Syleviqin është thënë se është i përshirë në shumë vrasje të pasluftës, përfshirë edhe vrasjet politike. 

Ai ishte pranuar në Policinë e Kosovës pas lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat