Reshitaj mburret pse skandalet në MPJ dolën në kohën e ministres Haradinaj-Stublla

Aktuale

Reshitaj mburret pse skandalet në MPJ dolën në kohën e ministres Haradinaj-Stublla

Më: 19 janar 2021 Në ora: 01:06
Meliza Haradinaj – Stublla

Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka shprehur mburrje për “guximin” që ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka treguar në kohën e menaxhimit të saj me MPJ-në, me “nxjerrjen në shesh të skandaleve në diplomaci”.

Edhe pse puna në diplomaci viteve të fundit është përcjellë me shumë skandale të punësimeve, Reshitaj ka arritur të gjejë “një të mirë”.

“Të gjitha këto shpërfaqje të gabimeve të cilat janë paraqitur në media, s’kanë qenë gjëra të cilat kanë filluar apo ishin pjesë e veprimit të punës që ka bërë minstjra Haradinaj-Stublla. Ka qenë një momentum i cili ka shpërfaqur një situatë jo të mirë, dhe punë me shumë gabime, shumë vite me radhë, në këtë dikaster”, ka thënë ajo. “E vetmja gjë e mirë e gjithë kësaj të keqe ka qenë guximi i kësaj ministreje, partisë nga ku ajo vjen, që të dalin në shesh. Pse janë fshehur kaq shumë vite?”

E pyetur për të komentuar se përse ishin mediumet ato që nxorën skandalet në shesh dhe jo partia, Reshitaj ka pyetur se “përse s’janë zbuluar qe 20 vjet?”

“Duhet të bëhet një analizë e mirë, pse s’janë zbuluar deri tani”, ka shtuar më tej ajo.

Ndër skandalet më të mëdha në vitet e fundit ishte punësimi i djalit të deputetit Haxhi Shala, në pozitën e konsullit në Pragë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat