Pse e la LDK-në e iu bashkua listës së VV-së dhe pse po garon si deputete, flet Donika Gërvalla

Aktuale

Pse e la LDK-në e iu bashkua listës së VV-së dhe pse po garon si deputete, flet Donika Gërvalla

Më: 20 janar 2021 Në ora: 07:55
Donika Gërvalla Schwarz

Kandidatja për deputete, Donika Gërvalla, në një intervistë, ajo ka treguar pse iu rikthye skenës politike në Kosovë, pse u largua nga LDK’ja dhe iu bashkua listës së Vetëvendosjes dhe arsyet pse po garon si deputete.

Gërvalla ka thënë se ajo nuk është larguar nga LDK’ja shkaku i përplasjes fizike përpara Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Momenti kur unë jam larguar nga LDK’ja nuk është përplasja ime fizike përpara Këshillit të Përgjithshëm por unë edhe mbas atyre skenave të shëmtuara jam munduar megjithatë brenda LDK’së të përpiqem që me sa më shumë njerëz të realizojmë atë që secili votues i LDK’së e ka kërkuar nga ne. Pra të rrijmë në LDK dhe të kujdesemi që LDK’ja të mos mbetet e pareformuar dhe të thyhet betoni që e ka krijuar Isa Mustafa me një pjesë të Kryesisë së LDK’së, që të gjithë i njohim”, tha Gërvalla.

“Unë jam larguar nga LDK’ja në momentin që rezolucioni im ka qenë që sado djem e vajza të mira të ektë në këtë strukturë të LDK’së kaq është Kryesia e LDK’së jo e gatshme, ndoshta tërësisht e paaftë që t’i lejojë ata djem dhe vajza në këtë strukturë. Kur kam kuptuar që kjo strukturë s’bën reformë unë jam larguar”, shtoi ajo.

Ndërkohë tregoi edhe pse po garon për deputete.

“Në këtë herë kam parë shansin që ndoshta vetëm njëherë në histori i jepet një gjenerate. Që vendin me ja kthy qytetarit”, theksoi Gervalla.

Ajo thotë se arsyeja që janë shkrirë në VV së bashku me Vjosa Osmanin, nuk do të thotë se janë nënshtruar.

 “Kjo tema e nënshtrimit është pak qesharak. Gjithkush që ka pasur rast me mua personalisht apo zonja Osmanin e dinë që nuk jemi tipa të nënshtrimit. As nuk nënshtrohet ajo as unë. Pikërisht që jemi tipa që nuk nënshtrohemi na kanë flakë nga LDK. Pse me Vv’në ajo është realitet. Është shpresë që më në fund vendi të clirohet nga krimi dhe korrupsioni. Pse po e përsërisë kaq shumë këtë. Sepse emëruesi i përbashkët është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit. VV dhe lista e Vjosës me 15 persona janë të vetmit që mund të  luftojnë krimin”, tha ajo.

Tutje Gërvalla ka thënë se Vjosa Osmanit nuk i mbeti vend në LDK. Madje ajo tha se Osmanin e larguan partia e saj në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

 “Osmanit nuk i mbeti vend në LDK, ajo nuk u largua, por e larguan në mënyrën më të shëmtuar të mundshme”, është shprehur Gërvalla Schëarz.

Ajo e ka akuzuar publikisht kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafën, si dhe nënkryetarin e saj, Agim Veliun, për shkatërrimin e frymës rugoviste.

“Tradhtinë e rugovizmit kërkojeni tek Isa Mustafa, Agim Veliu dhe tek personazhet e këtilla që janë bërë vërtetë të padurueshme për votuesin e LDK’së. Ngulfatja e çdo lloj përpjekjeje për të ndërtuar demokracinë, për të kriju një jetë normale për qytetarët, për ta stabviliziuar këtë vend, e çdo lloj përpjekje që në raport me Serbinë me dale dinjitoz dhe me zhvillu negociata serioze”, ka deklaruar ajo.

Ish-kryetarja e degës së LDK’së në Gjermani është anëtarësuar rishtazi në iniciativën e Vjosa Osmanit ‘Guxo’.

Kjo u bë e ditur nga Osmani e cila ka publikuar një fotografi së bashku me Gërvallën në llogarinë e saj në Facebook.

“Si çdoherë bashkë”, ka shkruar Osmani.

Gërvalla aktivitetin e saj në LDK e kishte zhvilluar në Gjermani. Ka qenë nënkryetare e LDK-së në këtë shtet për periudhën 1993-1997, ndërsa kryetare në periudhën 2015-2018. Ishte anëtare nderi e LDK-së që nga viti 1991, deri në shkurt të 2018-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat