Hoti: Qeveria do të ndajë paga shtesë edhe për arsimtarët

Aktuale

Hoti: Qeveria do të ndajë paga shtesë edhe për arsimtarët

Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:38
Qeveria Hoti

Kryeministrinë detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit.

Kryeministri Hoti, fillimisht e ka përgëzuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, për punën e palodhshme dhe sfiduese të arsimtarëve në kushte të pandemisë, si dhe e ka siguruar që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste. Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj.

Për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit,  SBASHK-u dhe Ministria e Financave do të dakordohen në përputhje me mundësitë buxhetore.

Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, Kryeministri në detyrë Hoti, ka biseduar edhe për Kontratën e re Kolektive, e cila pritet të finalizohet këtë të premte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat