Albin Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje, reagon Arbërie Nagavci - ja çka paralajmëron

Aktuale

Albin Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje, reagon Arbërie Nagavci - ja çka paralajmëron

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:22
Arbërie Nagavci

Edhe Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar kandidatin për kryeministër Albin Kurtin.

Nagavci ka thënë se Kurti është lider i pakontestueshëm dhe se ai do të jetë kryeministri më i suksesshëm, përcjell Bota sot.

Sipas saj, VV-ja e ka fitoren të garantuar.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Albin Kurti është lideri që gëzon mbështetjen më të madhe qytetare. Është lider i pakontestueshëm, ishte dhe do të jetë Kryeministri më i suksesshëm.

Çdo betejë na ka forcuar, secilën sfidë e kemi tejkaluar, e fitoret i kemi të garantuara se qëllimet i kemi të drejta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat