Hekuran Murati: As ligji, e as Kushtetuta nuk ia pamundësojnë Kurtit kandidimin, por ja kush e pengoi Albinin

Aktuale

Hekuran Murati: As ligji, e as Kushtetuta nuk ia pamundësojnë Kurtit kandidimin, por ja kush e pengoi Albinin

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:48
Hekuran Murati

Ish-deputeti, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është as ligji e as Kushtetuta që ia pamundësojnë kandidimin për deputet Albin Kurtit, ashtu siç po pretendohet nëpër studio televizive.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë kapësit e institucioneve ata që po mundohen ta bëjnë këtë.

"Studiot televizive tani po shërbejnë vetëm për të “normalizuar” interpretimet alla maliq - e jo ligj - të institucioneve të kapura" shkruan Murati.

Shkrimi i plotë:

Nuk është as ligji e as Kushtetuta që ia pamundësojnë kandidimin për deputet Albinit, ashtu siç po pretendohet nëpër studio televizive.

Janë kapësit e institucioneve që po mundohen ta bëjnë këtë.

Studiot televizive tani po shërbejnë vetëm për të “normalizuar” interpretimet alla maliq - e jo ligj - të institucioneve të kapura.

Njësoj siç në vitin 2014 “normalizonin” se vetëm fituesi mund të formojë qeverinë, sepse ashtu u përshtatej kapësve të shtetit.

E po të njëjtit, pastaj fare nuk e kishin problem që, me të njëjtën Kushtetutë, dhe me po të njëjtat ligje, në vitin 2020 ta “normalizonin” interpretimin se jo veç fituesi, por edhe i dyti e madje i treti na paska mundësinë ta formojë qeverinë.

Por s’ju ka mbetur edhe shumë.

Më 14 shkurt qytetarët do ta “normalizojnë” të vërtetën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat