Valbon Krasniqi nuk plotëson kriteret për pozitën e drejtorit të SHSKUK-së, nuk e kalon konkursin

Aktuale

Valbon Krasniqi nuk plotëson kriteret për pozitën e drejtorit të SHSKUK-së, nuk e kalon konkursin

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:55
Valbon Krasniqi

Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka publikuar rezultatet e konkursit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë institucion.

Nga gjashtë kandidatë, katër prej tyre kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit, kurse dy prej tyre jo.

Në mesin e kandidatëve që nuk kanë plotësuar kushtet dhe kriteret për pozitën e drejtorit në SHSKUK, është edhe Valbon Krasniqi i cili aktualisht është ushtrues detyre i drejtorit në SHSKUK.

Sipas njoftimit të publikuar më datë 20 janar, Valbon Krasniqit i mungon përvoja menaxheriale sipas kritereve të konkursit.

Përveç Krasniqit, konkursin nuk ka arritur ta kalojë edhe Gloria Staka. Ndërsa kandidatët të cilët i kanë plotësuar kriteret janë Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata dhe Basri Lenjani.

Konkursi në fjalë ishte hapur 25 nëntor të vitit 2020 dhe afati për aplikim ishte 15 ditë.

Në konkursin e shpallur për drejtor të SHSKUK-së ishte kërkuar që kandidatët duhet t’i kenë 10 vjet përvojë pune, prej të cilave 5 vite në nivel menaxherial drejtues të institucioneve të nivelit dytësor apo tretësor të kujdesit shëndetësor, ose organizatave me aktivitet të veçantë në fushën e menaxhmentit shëndetësor. 

Image
Njoftimi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat