Shkullaku: Vendimin për Kurtin duhet ta marrë Kushtetuesja, jo një organ organizativ si KQZ-ja

Aktuale

Shkullaku: Vendimin për Kurtin duhet ta marrë Kushtetuesja, jo një organ organizativ si KQZ-ja

Më: 22 janar 2021 Në ora: 21:45
Armand Shkullaku

Gazetari Armand Shkullaku e ka quajtur absurde situatën rreth (pa)mundësisë së kandidimit të Albin Kurtit për deputet si pasojë e aktakuzës së tij.

Këshilli Qendror Zgjedhor sot nuk certifikoi listën e Lëvizjes Vetëvendosje që nënkupton se Kurti nuk mund të kandidojë.

“Këtu kemi një situatë absurde, gati sui generis”, ka thënë Shkullaku.

“Kush është ai organ në Kosovë, a është KQZ-ja apo Komisioni i Certifikimit, që mund të bëjë një interpretim të këtij vendimi  të Gjykatës Kushtetuese dhe nisur nga ky interpretim të thotë që Albin Kurti nuk ka të drejtë të kandidojë në këto zgjedhje”.

Sipas Shkullakut, vendimin rreth kësaj situate duhet ta marrë sërish Gjykata Kushtetuese, porse duhet që  fillimisht institucionet përgjegjëse të çojnë një ankesë aty.

“Mendoj që përsëri i njëjti autoritet që mund ta thotë me autoritet të plotë dhe që KQZ-ja dhe Komisioni Certifikues ta zbatojë është Gjykata Kushtetuese e cila fatkeqësisht nuk mund të vihet në lëvizje vetë”.

“Pra, duhet një ankimim nga institucionet që e kanë kompetencë për t’i dhënë një zgjidhje kësaj pune”.

“Sepse kjo do të duket në fund sikur është vullneti i zonjës Daka”.

Shkullaku e konsideron të papranueshme që institucionet organizative si KQZ-ja të marrin vendime të tilla kushtetuese.

“Nuk mundet një organ organizativ sic është KQZ-ja që merret me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të marrë një vendim kushtetues – të penalizojë dikë të marrë pjesë në zgjedhje në bazë të interpretimit që bën ky organ”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat