Hoti: Në këto zgjedhje do të dalim ballëhapur dhe faqebardhë

Aktuale

Hoti: Në këto zgjedhje do të dalim ballëhapur dhe faqebardhë

Nga: A.SH Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:19
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se, edhe pse kemi pasur shumë sfida, kemi dalur gjithmonë dalur ballëhapur dhe faqebardhë.

Sipas tij, “qytetarët do të votojnë për LDK-në, sepse kemi larguar nga diskursi politik fjalën korrupsion, kemi larguar temën e shkëmbimit të territorit prandaj Kosovës i duhet normalitet sikur çdo vend evropian, këtë ua garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës “.

Postimi në Facebook:

Mobilizimi i degës së V-të do të thotë fitore!

Shtëpia jonë politike ka pasur shumë sfida, por ne gjithmonë kemi dalur ballëhapur dhe faqebardhë, do të dalim edhe në këto zgjedhje.

Me 14 shkurt, qytetarët do të votojnë për LDK-në, sepse kemi larguar nga diskursi politik fjalën korrupsion, kemi larguar temën e shkëmbimit të territorit prandaj Kosovës i duhet normalitet sikur çdo vend evropian, këtë ua garanton vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat