Hoxha: Nëse dikush nga PDK do të deklarohej si Osmani, VV-ja do të protestonte

Aktuale

Hoxha: Nëse dikush nga PDK do të deklarohej si Osmani, VV-ja do të protestonte

Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:27
Sejdi Hoxha

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka folur për deklaratat e u.d. të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Ai ka thënë se deklarata të tilla janë të patolerueshme.

“Nëse një deklaratë të tillë si Vjosa Osmani, do ta thoshte dikush nga PDK-ja, besoni se Lëvizja Vetëvendosje do të vërshonte në akuza e protesta”, ka thënë Hoxha në Kanal10.

Ndryshe, ndaj Vjosa Osmanit ka pasur reagime të shumta pasi që ajo paralajmëroi veprime ndaj KQZ-së shkaku i ngjarjeve të djeshme ku nuk u certifikuan listat me kandidatët e VV-së, AAK-së dhe Nismës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat