​Dumoshi: Në “Ramiz Sadiku” do të investohen 200 mijë euro

Aktuale

​Dumoshi: Në “Ramiz Sadiku” do të investohen 200 mijë euro

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të investimeve në infrastrukturën sportive, sot kanë filluar punimet edhe në stadiumin “Ramiz Sadiku” në Prishtinë ku do të bëhet vendosja e drenazhimit si dhe e barit sintetik.

Në fillimin e këtyre punimeve morën pjesë kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.

Me këtë rast, Dumoshi theksoi se investimi dhe fillimi i punimeve në këtë stadium ka qenë shumë i nevojshëm dhe se në këtë projekt do të investohen rreth 200 mijë euro.

Dumoshi: Projekti i filluar në stadiumin “Ramiz Sadiku” do të kushtojë rreth 200 mijë euro

“Erdhëm tani tek klubi ‘Ramiz Sadiku’ i cili është një shkollë shumë e veçantë ku po i shohim të gjithë këta fëmijë, rreth 200 anëtarë i ka prej grup-moshave të ndryshme. Ky është një lajm i mirë për Kosovën sepse kushtet për këto gjenerata të reja Qeveria e Kosovës është duke i financuar. Ne sot po fillojmë me punimet, me drenazhimin i cili ka qenë i nevojshëm që shumë kohë dhe investimi ynë do të jetë pra tek bari sintetik dhe tek drenazhimi... Kështu që do të mundohemi që këtyre gjeneratave të reja, këtyre talentëve që t’iu japim mundësi që së paku infrastrukturën ta kenë dhe këta janë ardhmëria jonë. Investimi është diku 200 mijë euro.”, tha Dumoshi.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti theksoi se ky projekt është në vazhdën e investimeve të shumta që po bëhen në infrastrukturën sportive në nivel vendi dhe se kjo do të ndikojë direkt në integrimin e sportit si dhe krijimin e kushteve për rritjen e talentëve të rinj.

Hoti: Brenda vitit presim kompletimin e të gjithë infrastrukturës së nevojshme sportive

“Më vie mirë që gradualisht po krijohen të gjitha kushtet e nevojshme që talentët t’i kryejnë trajnimet e nevojshme dhe të integrohet sporti prej shkollës e deri në karrierën e mëvonshme. Përgëzojë klubin këtu, federatën gjithashtu për këtë mbështetje dhe bashkëpunimin e nevojshëm që të krijojmë këto kushte këtu dhe në të gjitha stadiumet tjera. Ne sapo ishim në një stadium tjetër në anën tjetër të Prishtinës, edhe atje po kompletohen dhe besoj se e gjithë infrastruktura e nevojshme brenda viti të përfundojnë ë mënyrë që të kenë mundësi të gjitha moshat t’i kryejnë trajnimet e tyre edhe lojërat dhe garat që i kryejnë në kuadër të sportit.”, deklaroi Hoti.

Hoti dhe Dumoshi sot morën pjesë edhe në fillimin e punimeve ne stadiumin e klubit të futbollit “2 Korriku”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat