Cakolli: Fitorja e PDK-së në këto zgjedhje ka rëndësi jetike për Kosovën

Aktuale

Cakolli: Fitorja e PDK-së në këto zgjedhje ka rëndësi jetike për Kosovën

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:41
Bujar Cakolli

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli ka theksuar se fitorja e PDK-së i duhet Kosovës dhe një gjë e tillë është jetike për shtetin tonë.

Ai tha se është dëshmuar se PDK është i vetmi subjekt që mund të marrë vendime të rëndësishme dhe të bartë mbi supe procese nga më sfidueset.

Cakolli në listën e PDK-së bartë numrin jubilar- 100.

Ky është postimi i tij:

Fitorja e PDK-së në këto zgjedhje ka rëndësi jetike për Kosovën, sepse është partia e vetme që, sic e ka dëshmuar historia, mund të marrë vendime të rëndësishme dhe të bartë mbi supe procese nga më sfidueset.

Prandaj, është e domosdoshme që kësaj radhë të mobilizohemi si asnjë herë më parë dhe këtë mobilizim dhe angazhim ta kurorëzojmë me fitoren e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat