Cakolli: Më 14 shkurt duam që Thaçit e Veselit t’ua japim lajmin e fitores

Aktuale

Cakolli: Më 14 shkurt duam që Thaçit e Veselit t’ua japim lajmin e fitores

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:12
Bujar Cakolli

Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli thotë se fitorja e subjektit nga ai vjen ka rëndësi edhe emocionale.

Cakolli thotë se duan që më 14 shkurt ta njoftojnë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për fitoren e kësaj partie.

Kjo si dëshmi siç thotë ai se rrënjët e trashëgimisë së tyre politike janë të shtrira gjithandej Kosovës.

“Fitorja jonë ka edhe rëndësi emocionale, sepse ne duam që më 14 shkurt dy liderëve tanë historikë në Hagë, Hashim Thacit e Kadri Veselit, t’ua japim lajmin e fitores, si dëshmi se rrënjët e trashëgimisë së tyre politike janë të shtrira gjithandej Kosovës dhe se vetëm janë duke u zgjeruar.????”, ka shkruar Cakolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat