Haradinaj thotë se i kanë ftohur marrëdhëniet me Nismën

Aktuale

Haradinaj thotë se i kanë ftohur marrëdhëniet me Nismën

Më: 31 janar 2021 Në ora: 23:12
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë filluar të ftohin marrëdhëniet me subjektin politik Nisma Socialdemokrate.

Haradinaj, në ‘Pressing’ ka deklaruar se kanë filluar të distancohen politikisht nga ky subjekt, për shkak të, siç thotë ai, tendencave ta paraqesë AAK’në si të keqe.

Megjithatë, ai e ka veçuar një nga anëtarët e këtij subjekti.

“Haxhi Shala ishte njeri i qëndrueshëm, nuk ishte njeri shkel e shko “, deklaroi Haradinaj.

Partia e Haradinajt, bashkë me Nismën qeverisnin në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat