Burim Ahmetaj rekomandon që 38,000 personave nga diaspora që nuk janë telefonuar, t’u lejohet votimi

Aktuale

Burim Ahmetaj rekomandon që 38,000 personave nga diaspora që nuk janë telefonuar, t’u lejohet votimi

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Burim Ahmetaj

Koordinatori i QNR, Burim Ahmetaj ka rekomanduar që për rreth 38,000 aplikime nga diaspora që nuk kanë mundur të verifikohen në telefon të pranohen si votues të rregullt nga diaspora.

Kryetarja e KQZ-së nga ana tjetër ka rekomanduar që të miratohet lista e personave me të drejtë vote nga diaspora që janë 103,582 aplikues.

“Të gjitha ata që kanë bashkangjitur dokumentacione janë përfshirë në listën e votuesve nga diaspora. Askujt nuk do t’i mohohet e drejta për të votuar”, tha Daka.

Daka tha se asnjë email nuk ka mbetur pa u kontrolluar dhe të gjitha aplikimet janë verifikuar pavarësisht se sipas saj jo të gjithë janë thirrur në telefon.

Anëtari i PDK-së në KQZ Arianit Elshani ka përshëndetur propozimin që të pranohen si votues edhe rreth 38,000 persona që nuk kanë mundur të verifikohen me telefon.

“Ne si sekretariat i KQZ-së kemi pasur dakordim që edhe këta persona të përfshihen në listën e votuesve”, deklaroi Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat