“Sot doli një lajm i rrejshëm që jam martuar me një burrë të Kralevës” – Flet Luljeta Aliu

Aktuale

“Sot doli një lajm i rrejshëm që jam martuar me një burrë të Kralevës” – Flet Luljeta Aliu

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:23
Luljeta Aliu

Analistja Luljeta Aliu ka thënë se këto zgjedhje do të mbahen mend për tensione të ulëta mes partive.

Ajo thotë se i është gëzuar mungesës së gjuhës fyese mes partive.

Aliu thotë se qytetarët nuk kanë bërë përplasje për shkak se janë bashkuar dhe po presin pushtetin e radhës.

“Qytetarët i kanë bashku forcat dhe po e përkrahin pushtetin në ardhje”, ka thënë ajo.

Tutje ajo thotë se megjithatë lajmet e rreme kanë qenë problematikë gjatë fushatës zgjedhore.

“Lajmet e rreme kanë qenë problem. Një video e kishin shpërndarë gjoja Albin Kurtin e kishin pritur në Shtërpcë me thirrje nacionaliste serbe. Nuk ishte e vërtetë. Doli se ishte e montuar”, tha ajo.

“E pashë një portal e kishte shkruar një lajm se kinse unë kam lënë burrin dhe jam martuar me një serb nga Kraleva. Duhet të ketë një vijë ku ndalen këto. Nuk mund të shkojë në personale asgjë”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat