“Iku nga lufta, e kërkonte banjo”, Fatmir Limaj u përgjigjet akuzave të Ramiz Lladrovcit: Ja çfarë i ka treguar Enveri

Aktuale

“Iku nga lufta, e kërkonte banjo”, Fatmir Limaj u përgjigjet akuzave të Ramiz Lladrovcit: Ja çfarë i ka treguar Enveri

Nga: P.R. Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Fatmir Limaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, RamizLladrovci, ka hedhur akuza të rënda ndaj Fatmir Limajt, i njohur gjatë luftës si komandant “Çeliku”, tash kryetar i Nismës Socialdemokrate.

“Një “trim” i zgjedhjeve, po kërkon vota edhe në komunën tonë në emër të UÇK-së, duke u përpjekur për ta goditur kandidatin tonë për Kryeministër z. Enver Hoxhaj. Për dijeninë tuaj, ua rikujtoj se po ai, në betejën më të rëndësishme siç ka qenë ajo e Grykës së Llapushnikut, ka bërë “tërheqje taktike” nga beteja dhe deri në Likoc të Skenderajt ka kërkuar banjo. I njëjti, para betejës së Rahovecit është vetalivanosur kinse është helmuar me kafe, duke bërë sërish “tërheqje taktike”, akoma pa nisur beteja. Pra, e njohim si paren e kuqe atë që po e konteston Enver Hoxhajn për kryeministër. Ftoj qytetarët e dashur të komunës së Drenasit, së bashku, t’ua tregojmë edhe një herë vendin kundërshtarëve politik dhe profiterëve të shpërndarë nëpër parti të ndryshme, ashtu siç ua kemi treguar vendin në gjashtë palë zgjedhje të kaluara”, ka thënë Lladrovci

E sot atij i është kundërpërgjigjur Fatmir Limaj.

“Ramizi që 20 vjet e ka një tregim që e përsërit për luftëtarin e UÇK-së, qysh është frikësuar dhe është ikë. Nuk e ka një emër, por varësisht qysh i duhet. Pra e ka një shabllon varësisht qysh i duhet. Nuk e kam prit se do të sulmojë një bashkëluftëtar për një mohues të gjenocidit. Nuk e kam prit prej tij kur krah të djathtë kishte një person që ka thënë se nëse fiton UÇK do të kërkojë azil në Beograd. Kjo më ka ardhur keq. Tash mundem me iu thënë që as unë dhe as Ramizi nuk kemi qenë në Kosovë. Nuk ia mohoj kontributin, por ne në atë kohë kemi pas detyra të tjera. Duke dëgjuar Ramizin duke treguar historinë e trilluar për Fatmirin, thash a thua me çfarë dylbish e ka pa Fatmirin në Llapushnik… Ramiz nuk të ka hije, besoj si vëllai i FehmiLladrovicit të lejohet të përfolet. Ne nuk e kemi betejën me asnjë çlirimtarë, çfarëdo partie qe janë”, tha Limaj.

“Enveri i ka kallëzuar Ramizit, se ai ka qenë me mua aty. Zoti e boftë hair, sa të flasim veç janë duke na ndihmuar”, tha përfundoi kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat