Selimi në takim me Lumezin pak ditë para zgjedhjeve: Mashtrimi në votime dënohet me burgim

Aktuale

Selimi në takim me Lumezin pak ditë para zgjedhjeve: Mashtrimi në votime dënohet me burgim

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 09:49
foto nga vendi ngjarjes

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin.

Në një shkrim në Facebook, Selimi ka thënë se me Lumezin janë takuar për të diskutuar lidhur me procesin zgjedhor të së dielës.

“Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do jenë llupa e çdo parregullsie eventuale.

Komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vjet burgim”, ka thënë Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat