Arianit Koci: Kemi me ua pa sherrin politikanëve, turp çka po ndodh me neve

Aktuale

Arianit Koci: Kemi me ua pa sherrin politikanëve, turp çka po ndodh me neve

Nga: A.Zh Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 21:01
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka treguar se një shok i tij është infektuar për herë të dytë me Koronavirus.

Derisa ka bërë thirrje për respektim rigoroz të masave anti-Covi, Koci ka kritikuar politikanët për tubimet në vende të mbyllura pa maska e distancë, përcjell Bota sot.

“Kemi me ia pa sherrin...Turp çka po ndodh me neve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Një shok i imi është infektuar për herën e dytë me koronavirus - Covid 19.

Këtë herë, goditja e virusit ka qenë më e ashpër - gati fatale.

Mezi ka shpëtuar!

Prandaj, keni kujdes. Vazhdoni me respektimin e masave në mënyrë rigoroze.

Përndryshe, tash po e shohim sa të pandërgjegjëshëm janë disa politikanë: në vende të mbyllura dhe në Oda, kanë mbajtur tubime - pa maska e pa distancë.

Kemi me ia pa sherrin.

E për vaksina, as të mos flasim.

Turp çka po ndodh me neve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat