​LDK: Procesi zgjedhor ka filluar normalisht, ftojmë qytetarët të dalin në votime

Aktuale

​LDK: Procesi zgjedhor ka filluar normalisht, ftojmë qytetarët të dalin në votime

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 07:32
Zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Ardita Dushi

(E plotësuar 09:57) - LDK: Procesi zgjedhor ka filluar normalisht, ftojmë qytetarët të dalin në votime

Zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Ardita Dushi në konferencën e parë të sotme për media ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Po ashtu LDK vlerëson se njofton se procesi zgjedhor ka filluar normalisht me përjashtim të disa vonesave për shkak të kushteve atmosferike kryesisht në zona rurale.

Dushi: Procesi zgjedhor ka filluar normalisht

“Në bazë të informatave që kemi në terren, LDK njofton se procesi zgjedhor ka filluar normalisht me përjashtim të disa vonesave për shkak të kushteve atmosferike kryesisht në zona rurale. Të gjithë vëzhguesit janë në vendvotime dhe po japin kontributin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. LDK i falënderon të gjithë vëzhguesit e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të gjithë ata që janë duke dhënë kontributin në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Lidhja Demokratike i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha Dushi.

Dita e zgjedhjeve, LDK del në konferencë për media

Partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa sot gjatë ditës ka thirrur një konferencë për media.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nisur për gazetarët.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në ora 09:30 derisa do të deklarohen Shtabi Zgjedhor i këtij subjekti për zgjedhjet paralamentare.

“Sot (e diel), më datë 14 shkurt 2021, në orën 09:30, Shtabi qendror i LDK-së për Zgjedhjet Parlamentare 2021, mban konferencë për medie. Vendi: Selia qendrore e LDK-së (salla e medieve)”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat