Cilën parti e favorizon moti i ligësht në këto zgjedhje? Flet Krasniqi

Aktuale

Cilën parti e favorizon moti i ligësht në këto zgjedhje? Flet Krasniqi

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:04
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka treguar se cilën parti e favorizon moti i ligësht në këto zgjedhje, sipas tij dalja mund të vështirëson daljen qytetarëve më të vjetër në moshë dhe atyre që jetojnë në zona rurale pasi rrugët nuk janë pastruar.

Krasniqi tregon edhe se votat e ardhura me post mund të ndikojnë në përqindje të një subjekti në rast se dalja brenda vendit është më e ulët.

“Moti do të ndikojë, mund të i vështirëson qytetareve më të vjetër në moshë dhe atyre që jetojnë në zona rurale rrugët janë më të vështirësuara pasi nuk janë pastruar dhe mund të kenë më të vështirë që të dalin për të votuar dhe do ti favorizon ato partie politike që kanë votues më të ri në moshë dhe që jetojnë në zona urbane”, u shpreh Albert Krasniqi.

“Votimi nga jashtë vendit dhe diaspora që kanë ardhë që ishte diku deri në 22 mijë vetëm dje në Kosovë, po ashtu ishte numër historik i votave nga jashtë vendi të cilat 43 mijë pako kanë arritur në KQZ, dhe brenda një pako mund të ketë një dy apo më shumë vota brenda një pako, varet se si ka votuar familja, numri mund të shkojë deri në 70, 80 mijë nga jashtë vendi, i cili është numër rekord ose dyfish nga zgjedhjet e kaluara, dhe kjo mund të favorizojë një subjekt politik i cili ka përkrahje më të madhe jashtë vendi”, shtoi ai.

“Nëse dalja këtu është me e vogël brenda vendit dhe nga diaspora ka më shumë vota, kjo e rrit përqindjen e një subjekti politik”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat