Çun Lajçi uron VV-në, ka disa fjalë për partitë humbëse

Aktuale

Çun Lajçi uron VV-në, ka disa fjalë për partitë humbëse

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 10:05
Albin Kurti dhe Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të vjetrit duhet të ikin, pasi duhen ide e lufta të reja për këtë popull, pasi janë rritur fëmijët e 98-tës, që e duan Kosovën më të pastër e më të bukur, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nuk duhet të harrojnë se ende mund të ndëshkohen, nëse mendojnë t’i vënë ndërskamcën fituesit!

Postimi i tij i plotë:

U rritën fëmijët e 98-tës!

A guxoj me folë?

Ani. Mbasi jam sherua m'falet shkretnimi!

Mbramë kur i pashë tre ish lider, tue u ankua se si populli i la t'humbun rrugëve, e tue mos ia pranua fitorën tjetrit, e plot dy javë banë dasëm pa nuse, tue nxjerrë her helm her mjalt, herë pelim herë mehlem nga goja, m'u kujtua sofra e mbushun plot mish dashi e Oso Kuka mbështetun n'rreth t'oxhakut:

- e knova

" A thue ç'ka n'jaj Oso Kuka qi tue i shkua s'ash sonte buka!"

*** Paj... edhe unë sa do që i mirë isha, jam plakë e duhet me ndejt n'rreth t'oxhakut e me dorëzua zotshpillëkun të nji artist tjetër!

- Ikni, se boll u thirret n'Ibrahimin e n'UÇK-në! I duhen ide e lufta t'reja këtij populli, se janë rritë femijët e 98-tës e Kosovën e duen ma t'pastër e ma t'bukur!

Veç mos harroni, se hala keni m'u ndëshkua, nëse mendoni me ia vu ndërskamcën fituesit!

Urime sokolanat e VV-së!

Dardani, 15.02.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat