PDK-ja shënon rënie edhe në Drenas, ja krahasimi me zgjedhjet e parafundit

Aktuale

PDK-ja shënon rënie edhe në Drenas, ja krahasimi me zgjedhjet e parafundit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 20:12
Ramiz Lladrovci

KQZ-ja ka publikuara rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në Drenas ashtu edhe siq pritej ka fituar PDK-ja.

Por për dallim nga zgjedhjet e parafundit, ato të tetorit të vitit 2019, PDK-ja në zgjedhjet e së dielës ka marrë rreth 2 mijë vota më pak.

PDK-ja në zgjedhjet e 2021 ka fituar 13.396 apo 63.68% të votave.

Kurse në zgjedhjet e 2019 kishte fituar 15,193 apo 65.48%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat