6,818 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Aktuale

6,818 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 07:43
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.

Ndryshe, një ditë më parë në takimin ndërmjet ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Theks i veçantë gjatë takimit është vënë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës.

Osmani ritheksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi sa më konkret me BE-në dhe vendet anëtare të BE-së për sigurimin e vaksinës në një kohë sa më të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat