Musliu sheh iluzione e gjëra antikushtetuese në programin e VV-së për drejtësi

Aktuale

Musliu sheh iluzione e gjëra antikushtetuese në programin e VV-së për drejtësi

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 00:25
Betim Musliu

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj për drejtësi ka edhe iluzione, gjëra kundërkushtetuese e të kundërligjshme.

Ai ka thënë se qeveria e re, që pritet të bëhet nga VV-ja që fitoi mbi 47 për qind në zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të gjejë mënyrën për të kaluar strategjinë e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.

Ai ka thënë se vettingu duhet të bëhet patjetër në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Sipas tij, qytetarët kanë pritje të mëdha nga një qeveri e udhëhequr prej VV-së.

“Ka gjëra të mira, por edhe iluzione, kundërkushtetuese e të kundërligjshme. Kanë folur për disa afate që mund t’i shkurtojnë proceset, në kundërshtim me të gjitha parimet në drejtësi. Mund të duket bukur, qytetarët mund t’i votojnë sepse thonë këta për një muaj do t’i përfundojnë rastet, por kjo është veç popullizëm”, ka deklaruar ai duke shtuar se në Kosovë legjislacioni “është bukur i avancuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat