Kryetari i ri i LDK-së: Djali i Kolë Berishës ka disa fjalë për kandidatët e mundshëm

Aktuale

Kryetari i ri i LDK-së: Djali i Kolë Berishës ka disa fjalë për kandidatët e mundshëm

Nga: N. H Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:32
Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe e gjithë kryesia e LDK-së kanë dhënë dorëheqje pas rezultatit aspak të mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku LDK mori vetëm 13% të votave, rezultat ky që shënon rezultatin më të keq në histori të LDK-së.

E, kur pritet shumë shpejt të zgjidhet edhe kryetari i ri i LDK-së, djali i ish kryeparlamentarit Kolë Berisha, Visar Berisha, i cili një kohë ishte edhe këshilltar i kryeministrit Hoti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kreu i ri i LDK-së duhet t’i zgjidhë disa çështje me veten e tij para se të mendoj të kandidoj.

Ja shkrimi i tij:

Kryetari i ardhshëm i LDK-së duhet t’i zgjidhë disa çështje me veten e tij para se të mendoj të kandidoj, siç janë:

- populizmin, si tundim për ecje të shpejt drejt pushteti;

- meritokracinë, si keqkuptim për stazhin partiak;

- Republikën, si përhereshmëri dhe

- moskompromisin, si parim kundër të keqes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat