​Hoxhaj dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq: Policia ta hetojë rastin dhe t'i arrestojë përgjegjësit

Aktuale

​Hoxhaj dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq: Policia ta hetojë rastin dhe t'i arrestojë përgjegjësit

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:05
Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin ndaj djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë thirrje që policia ta hetojë këtë rast dhe të arrestohen sulmuesit.

Ai ka thënë se ky është rasti i fundit, në një seri ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe në Kosovë.

"Unë e dënoj fuqishëm sulmin kundër djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq. Nxis policinë të hetojë këtë rast dhe të arrestojë ata që janë përgjegjës për këtë akt. Ky është i fundit, në një seri veprimesh ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe të Kosovës", ka shkruar Hoxhaj.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona, në mesin e tyre edhe një të mitur, në lidhje me sulmin fizik ndaj djalit të ish-ministrit serb Nenad Rashiq. Sulmi është dënuar edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat